Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali

0
312

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku nga mediat vendase raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Napoli-Canosa.


Shqiptari, identitetit i të cilit ende nuk është bërë i ditur, i përketë moshës rreth 28 vjeç, i cili ishte së bashku me të fejuarën e tij amerikane 22 vjeçe duke udhëtuar me makinë kur ndodhi dhe përplasja fatale me hekurat mbrojtës të rrugës. Shqiptari ka ndërruar jetë, ndërsa e fejuara e tij është në gjendje të rëndë.

Çifti ishte drejtuar për në një fshat në Bari, ku jetonin prindërit e djalit. Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit të rëndë, por policia është duke u hetuar.

SHARE