Nimic pa propozim të ri për emrin

0
255

Ndërmjetësi i OKB-së Methju Nimic, në vizitën e tij në Shkup nuk sjell asnjë propozim të ri për cështjen e emrit. Ai thotë se vizita është për të diskutuar për përparimin në negociatat me Athinën. Nimic vjen me ftesë të qeverisë së re në Maqedoni, ndërsa në intervistën për emisionin 360 gradë në Alsat thotë se është mirë që kreu i ri shtetëror menjëherë tregoi vullnet që të vazhdojnë bisedimet.

“Në Shkup ka qeveri të re me ide të reja rreth kësaj çështje. Në vitet e kaluara nga shkaqe të ndryshme koha nuk ishte adekuate për negociata intensive dhe serioze për çështjen e emrit. shpresoj se vëmendja po kthehet drejt kësaj çështje shumë të rëndësishme. po shkoj të takohem me palët dhe ta testoj gatishmërinë për përparim serioz. Kësaj radhe nuk sjell propozim të ri” deklaroi Methju Nimic, përfaqësues special i OKB-ve.

Edhe pse Nimic thekson se me deklaratat e qeverisë së re ndjehet një klimë e përmirësimit të raporteve me fqinjët, një pjesë e njohësve të çështjeve komentojnë se ndërmjetësi për të njëjtën gjë dëshiron të bindet vetë.

“Me gjasa Nimic vjen ta dëgjojë në detaje qëndrimin e qeverisë së re dhe siç tha vetë në intervistë të bisedojë për formulat që kryeministri Zaev i propozoi rreth këmbënguljes tonë të mundshme, apo vendosjen e tezës se ndoshta duhet të shqyrtohet hyrja në NATO me referencën e përkohshme që në afat të gjatë do ta hapte rrugën e zgjidhjes së çështjes së emrit. Edhe ndërmjetësi theksoi se në dy vitet e kaluara kjo çështje ka qenë ad- akta dhe aspak nuk është shqyrtuar që nuk është mirë për asnjë proces negociues, për shkak të të cilëve unë edhe nuk kam shpresa të mëdha nga vizita e tij, por para se gjithash është moment për të që të njihet me qëndrimin e Shkupit dhe Athinës” deklaroi Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.

Pas vizitës në Maqedoni në agjendën e Nimicit është paraparë edhe vizita në Athinë javën e ardhshme.

SHARE