Boshnjakovski: Do të mundësohet udhëheqje profesionale dhe jopartiake të RTVM-së dhe ASHAA-së

0
179

Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka kurrfarë lidhshmërie me zgjedhjen e drejtorit të Radiotelevizionit të Maqedonisë. Kjo zgjedhje është vendim i Këshillit programor të RTV i cili ende funksionon në përbërjen e vjetër, ndërsa qytetarët e Republikës së Maqedonisë mirë e dinë kush është anëtar në këtë përbërje, në çfarë mënyre punonte dhe nën çfarë ndikimesh, theksoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë së RM-së Mile Boshnjakovski.

“Menjëherë pas miratimit të ligjit të për shërbime aurio dhe audiovizuale do të mundësojë pozicione të reja udhëheqëse profesionale dhe jopartiake edhe në Radiotelevizionin e Maqedonisë edhe në Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale (ASHAA). Kjo do të thotë se kjo zgjedhje e rëndësishme është derisa nuk e miratojmë ligjin”, tha Boshnjakovski.

Me këtë, tha ai, do të ndërpritet jotransparenca dhe partizimi i RTV-së dhe të Agjencisë. Ligji i ri pritet të kalojë në seancë qeveritare deri në fund të javës.

SHARE