Fillimi i bisedimeve me BE-në më në fund po bëhet realitet

0
194

Sot në Qeverinë e Maqedonisë në kuadër të kolegjiumit të përgjithshëm, u mbajt seanca e 38-të e Komitetit të Punës për Integrime Evropiane (KPIE) me të cilën udhëhoqi zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Tema kryesore e takimit ishte statusi i realizimit të reformave në fushat kyçe të cilat i përmban Plani 3-6-9 si dhe potencialet e reja në përputhje me mesazhet që përmban strategjia e re e Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025.
“Marrim mesazhe jashtëzakonisht pozitive nga ana e Komisionit Evropian, me të cilat valorizohet progresi i deritanishëm në implementimin e reformave dhe përgatitjen e vendit për progres në integrime evropiane”, theksoi Osmani, duke shtuar se Komisioni dërgoi mesazhe të qarta se Maqedonia duhet të pres rekomandim të pastër për fillim të negociatave me Raportin e ardhshëm, si dhe në përputhje për heqjen e pengesave politike, vendim nga ana e Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave.

Osmani theksoi përgjegjësinë dhe rolin e anëtarëve të Komitetit të Punës për fokusimin e gjithë administratës drejt reformave të propozuara, duke potencuar se ky vit 2018 është vit më i rëndësishëm për integrimin evropian të vendit, periudhë që pasojnë sërë ngjarjesh përmes të cilave duhet ta ndërtojmë pozitën tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian po bëhet realitet për Republikën e Maqedonisë, edhe, krahas Sekretariatit, si udhëheqës i procesit eventual te bisedimeve, nevojitet e gjithë administrata në mënyrë përkatëse ti përgatisë kapacitetet veta për transformimin e vendit dhe shoqërisë drejt rregullave, standardeve dhe vlerave”, theksoi Osmani. Në kontekst të njëjtë Osmani njoftoi monitorim të përforcuar përmes mekanizmit për mbikëqyrje dhe koordinimin e reformave, si dhe seanca më të shpeshta të komitetit.

SHARE