Negociatat Shqipëri – Greqi, Meta pret në zyrë ish-presidentin Moisiu

0
199

Kreu i shtetit Ilir Meta para se të kthejë përgjigje ministrit të Punëve të Jashtme për plotfuqishmërinë e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë ka nisur konsultat me presidentët e mëparshëm.
Pas konsultimeve të djeshme me ish presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani, mëngjesin e sotëm, Meta ka pritur në zyrë edhe Sali Berishën.

Ndërkohë që sot në presidencë mësohet se ka shkuar edhe ish kreu i shtetit Alfred Moisiu.

Takimi mes tyre vjen vetëm dy ditë pasi ministri i Jashtëm Ditimir Bushati, ka kërkuar nga Presidenti Plotfuqishmërinë për negociatorët që do të ulen me palën greke, për të arritur marrëveshje për disa çështje të lëna pezull mes dy vendeve.

Edhe pse ka disa muaj që flitet se Shqipëria është ulur për të negociuar me Greqinë për të bërë marrëveshje për detin, dhe disa çështje të tjera, ata nuk mund të ecin me tutje nëse negociatorët në fjalë nuk marrin leje nga kreu i Shtetit.

Këtë detyrim e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuesi në vitin 2009, ku hodhi poshtë marrëveshjen e detit, bërë në atë kohë nga kryeministri Sali Berisha.

Një ndër arsyet, pse ajo marrëveshje u cilësues si antikushtetuese ishte mosmarrja nga negociatorët të Plotfuqishmërisë nga presidenti.

Edhe Presidenca e Metës ka shprehur shqetësime lidhur me negociatat që janë zhvilluar mes Greqisë dhe Shqipërisë, saktësisht mes ministrit të Jashtëm Ditimir Bushatit dhe atij grek, Nikos Kotzias muajit e fundit.

Pas këtij shqetësimi, ministri i Jashtëm Bushati i është drejtuar me anë të një letre dy ditë më parë Metës, ku i kërkonte Plotfuqishmëri për të negociuar me Greqinë.

SHARE