Rriten shpenzimet e jetesës dhe çmimeve me pakicë në Maqedoni

0
117

Shpenzimet e jetesës në janar krahasuar me janarin e vitit të kaluar janë rritur për 1.1 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2.3 për qind. Në janar të këtij viti, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar shpenzimet e jetesës janë ulur për 0.4 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me 0.1 për qind

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika tregojnë rritje të shpenzimeve të jetesës në janar të këtij viti, në krahasim me muajin e kaluar te frutat të freskëta për 2.6 për qind, peshku dhe prodhimet e detit për 1.3 për qind dhe vezët për 0.3 për qind.

Në janar, gjithashtu, rritje të shpenzimeve të jetesës është evidentuar edhe te lëndët djegëse për amvisëritë për 10,4 për qind, pajisjet e telefonit dhe faks pajisjet për 9,8 për qind.

Ulje e shpenzimeve të jetesës është vërejtur te shërbimet spitalore për 10 për qind.

SHARE