Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër uron 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

0
176

St. Gallen, 15.02.2018

Urim
me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës
Të dashur bashkatdhetarë
Vëllezër dhe motra

Kam kënaqësinë dhe nderin që në emër të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, si dhe në emër timin dhe të kryesisë, t’ju urojmë shënimin e përvjetorit të 10-të të pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Shprehim fuqishëm bindjen tonë se kjo ditë e madhe për Kosovën, por edhe për të gjithë shqiptarët, paraqet një mundësi për një të ardhme të ndritur për vendin, rajonin dhe për të gjithë shqiptarët. Po ashtu, besojmë shumë se me ndihmën e Zotit dhe të energjive të pafundme që posedon shoqëria kosovare, shteti ynë i Kosovës do të forcohet edhe më shumë në aspekt politik, ekonomik, arsimor, kombëtar dhe civilizues.

Nuk ka dyshim se pavarësia e Kosovës është një nga rezultatet më të mëdha të këtij shekulli për shqiptarët dhe është motivacioni më i madh për të rinjtë e të sotmes dhe të së nesërmes se me punë dhe sakrificë arrihet çdo gjë që synohet.

Ngelim me shpresë se, së bashku, do të vazhdojmë të kontribuojmë për të mirën e komuniteteve tona, kudo që të jemi, sidomos në shtetin ku jetojmë, pra në Zvicër.

Zoti e ruajt shoqërinë kosovare dhe shqiptarët në përgjithësi!
Zoti e ruajt Kosovën tonë!

Urime 10 vjetori i pavarësisë!

Mehas Alija
Kryetar i UBISHZ

SHARE