Ahmeti: Sipas meje, Ligji i gjuhëve është miratuar

0
180

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, tha se sa i përket atij për ligjin e gjuhëve, ai është miratuar dhe se çështja është tek koha e përfundimit të tij.

“Kemi pritur 150 vite, do të presim edhe disa ditë”, ka thënë Ahmeti, në akademinë solemne me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, që u mbajt në Shkup nën organizim të BDI-së.

Ligji i gjuhëve ka ngecur në Kuvend, pasi OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar mbi 35 mijë amendamente.

Kuvendi duhej të fillonte diskutimin për amendamentet në fillim të këtij muaji, por u shty për shkak se amendamentet nuk ishin të përkthyera.

Ligji i gjuhëve u kthye në lexim të tretë, pasi presidenti Gjorge Ivanov vendosi të mos e nënshkruajë dhe me disa vërejtje e ktheu tek deputetët.

SHARE