Andrra xheloze për vajzat në klipin e Sinanit

0
163

Në çdo çift ka xhelozira, por Andrra ka një arsye më shumë. Në videoklipet e Sinanit ka gjithmonë një grup vajzash që kërcejnë e kjo duket se e bën xheloze Andrrën.

I ftuar në Express Rozë, Sinani u shpreh se Andrra e kritikon masivitetin e madh të njerëzve që ai përdor në videoklipe.

“E vetmja kritikë e saj është që ka qejf të kem një videoklip vetëm, pa atë masivitetin e madh në videoklipet që përdor unë zakonisht”, u shpreh Sinani ku me siguri “masivitetin e madh” i referohej grupit të vajzave që merr gjithmonë në videoklipe.

“Do ja plotësoj këtë dëshirë Andrrës”, tha Sinani.

 

 

SHARE