Goditje e fuqishme ndaj trafikut të drogës, sekuestrohen 25 kg heroinë

0
112

Shkatërrohet ‘supermarketi’ i shitjes së heroinës në Komo. Një ditë më parë u tha se ishin 17 kilogramë heroinë, por sot mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për 25 kilogramë drogë.

Në pranga janë vendosur dy shqiptarë të cilët merreshin me përzierjen dhe shitjen e saj. Të prangosuri janë dy emigrantët shqiptarë, Armando Xhifaj dhe Ermir Daci, të dy 46 vjeç.

Në momentin e arrestimit atyre u është gjetur edhe një sasi prej 50 mijë eurosh, që sipas policisë janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Heroina ishte e ndarë në 33 pako.

Të dy akuzohen për shpërndarje droge. Ka nisur hetimet për të identifikuar dhe një shqiptarë të tretë i cili dyshohet i përfshirë në këtë trafik droge. Vlera e saj mësohet se shkonte mbi 500 mijë euro.

SHARE