Ish drejtoresha e Klinikës së Shkupit për qejfe dhe luks ka harxhuar mijëra euro

0
136

Ish-drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup, Marija Haxhi – Lega gjatë ushtrimit të detyrës për pesë vjet nga arka e shtetit ka harxhuar rreth 33 mijë euro për reprezentacione apo harxhime të posaçme personale, por edhe plus 18 mijë euro për telefon, mëson Fokus.
Nga këto para, 12.544 janë harxhuar për naftë, 16.265 për çokollata dhe ëmbëlsira, si dhe 6 mijë euro për ujë pa gaz.

Ajo në kolltukun e drejtores është ulur në shtator të 2012 dhe vetëm për katër muaj bën harxhime të mëdha prej 1 mijë euro për qejf

Në vitin 2014 fatura e saj e telefonit mbërrin në rreth 4 mijë euro. Ndërsa në vitin 2015 edhe më tepër apo mbi 4300 euro, derisa në 2016 në 4800 euro.

SHARE