AKSIDENT I RËNDË: VDES 37-VJEÇARJA, KA DISA TË LËNDUAR

0
409

Sot në në mëngjes në orën 04:05 në rrugën Manastir-Kërçovë 200 metra nga dalja e fshatit Lopaticë drejt Demir Hisarit ka ndodhur aksident mes veturës “BMV” e drejtuar nga N.N. (37) nga fshati Zhurçe e Demir Hisarit dhe traktorit “IMT” i drejtuar nga M.Z. (41) po ashtu nga fshati Zhurçe.

“Nga fatkeqësia, për shkak të lëndimeve të rënda, M.M. (36) bashkëudhëtar në traktor ka ndërruar ketë rrugës për në spitalin e përgjithshëm të Manastirit, ndërsa M.S.(14), M.V. (63) bashkëudhëtar në traktor si dhe vozitësi i të njejtit M.Z. kanë marrë lëndime të rënda trupore, por janë jashtë rrezikut për jetë. Bashkëudhëtari në veturë N.M. (29) po ashtu ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa vozitësi i “BMV”-së ka marrë lëndime trupore”, ka informuar MPB, prej ku kanë thënë se po punojnë në zbardhjen e rastit.

SHARE