Kultivimi i drogës, kreu i policisë u kërkon italianeve të nisin fluturimet

0
155

Sasia e madhe e drogës se kapur dhe e mbjellur gjate vitit të kaluar duke se ka nxitur drejtorin e ri të Policisë së Shtetit që të iniciojë masa të hershme për të luftuar këtë fenomen.

Këtë vit do të nisë më herët fushata e fluturimeve ajrore për të parandaluar kultivimin e kanabisit. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që Drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu mbajti sot me delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s të kryesuar nga gjenerali Vito AUGELLI, komandant i Guardia di Finanza-s i Rajonit të Pulias.

“Italia mbetet një partner strategjik për ne. Krahas goditjes së trafikut, synimi është ai i kapjes së aseteve kriminale për ta çrrënjosur përfundimisht fenomenin e kultivimit të kanabisit, tha drjtoti I poliicisë Veliu. Ndërkohë që Gjenerali Vito Augelli tha se Italia është e angazhuar maksimalisht në luftën kundër trafiqeve.

SHARE