GJYKATA REFUZON KËRKESËN PËR PARABURGIM PËR MIJALLKOVIN DHE GRUJOVSKIN

0
245

Nuk ka paraburgim as për Sasho Mijallkovin e Goran Grujovskin. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1, ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për ndërmarrjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit, ish drejtorit të DSK-së dhe ish komandantit të Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujovski.

Këshilli ka sjellur vendim që si masë kujdesi t’u merren pasaportat, me detyrim një herë në javë të paraqiten në Gjykatën Themelore Shkup 1. Këshilli Penal njofton se propozimi për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarëve S.M., G.G., N.N., T.J. dhe N.N. është i pabazë, ndërsa me rastin e propozimit sipas detyrimit zyrtar u caktohet masa e kujdesit.

Sa i përket propozimit të dytë që është dorëzuar më 30 qershor nga gjykata informojnë se vendimet do të përpunohen në mënyrë të shkruar dhe opinioni do të informohet gjatë ditës së nesërme.

SHARE