Reçicë e vogël, gjendet armatim në një veturë “Lupo”, arrestohet 33 vjeçari nga Sedllarca

0
159

Pushkë automatike dhe një karikator me gjashtë plumba janë gjetur në një veturë “Volfswagen Lupo” me targa të Gostivarit dje në fshatin Reçicë të vogël. Me automobilin ka drejtuar 33 vjeçari R.M nga fshati Sedllarcë e Epërme, Tetovë.

Bastisja është kryer pasi më herët policia kishte marë informata nga disa nëpunës policor nga SPB Tetovë. Arma është gjetur në ulësen e pasme.

R.M është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor Tetovë. Më vonë në apartamentin e tij ku banonte me qera në Tetovë janë gjetur edhe 26 gëzhoja me kalibër 7,62 mm. Me dokumentimin e përgjithshëm të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër R.M do të ngritet padi adekuate penale.

SHARE