Gjurmëve të trashëgimisë sonë popullore

0
197

Syrja Etemi

MUSTAFA ARIFI (LINDUR MË 1946 NË F. KAMNJAN), FOTO E BËRË PËR SHTËPINË DIKOGRAFIKE (KOPERTINA E PLLAKËS DISKOGRAFIKE: “JUGOTON” ), KU JANË TË INÇIZUARA TRE KËNGË FOLKLORIKE: “NGRYKË TË KAÇANIKUT”, “ITALIA Ç’NA ASHT’ TRANUE” DHE “PO KUVENDIN TRE KAPEDANA”

NAMI I NJË KËNGE QË MORI DHENË

Sa shpesh, sa gjatë, e, sa kohë e kemi dëgjuar një këngë; sa melodioze e emocionuese, aq edhe gëluese; sa burrërore, aq edhe inkurajuese; sa e afërt aq edhe e largët për të painteresuarit e beftë, apo për gamën e indiferentëve, sidomos këta të kohës që ikë revan me një shpejtësi frapante e galopante.

Eh, sa shumë e kemi dëgjuar këngën që bënte namë dikur, këngën që mbante një titull sa autokton e rezident, aq edhe indikativ… Ishte kjo kënga: “N’ Grykë të Kaçanikut”, me të gjitha dritëhijet e saja. Eh, sa të njohura e të panjohura kanë kaluar bashkë me të!

Nuk ka këngëtarë që, së paku, një herë e më shumë, të mos e ketë kënduar këtë këtë këngë, sa të dashur aq edhe të këndshme, e cila kurrë nuk u lëmekë nga aktualiteti. Me një ustallëk të paparë atë e krijoi një protagonist sa entuziast, aq edhe konsistent, Mustafa Arifi – në vitin 1972 dhe, që e këndoi dhe regjistroi në pllakë gramofoni, për të marrë rrugëtimin dhe namin gjetkë, duke përballuar stoikisht turbulencat e serta e të vazhdueshme në hapësirat tona të serta gjeografike të fundshekullit që lamë pas!

Ajo këndohej ashtu si e krijoi dhe këndoi këngëtari pollogas, për të cilën atëherë e tëhu, shumë pakë njerëz dinin autorin dhe protagonistin në fjalë. Por, nuk ka patur shqiptar e gjenerata që nuk janë “ballafaquar e përqafuar” me të.

Ndoshta kjo nuk paraqet ndonjë rëndësi të beftë, por e veçanta e sajë është se, ajo me shumë ëndje të madhe është dëgjuar dhe kërkuar nga adhuruesit e këngës folklorike. Ndoshta kjo bëhet për shkak të “harlisjeve pas gjërave të imta” e të harrojmë gjërat e rëndësishme… sepse ne njerëzit kontemporanë, sikur jemi të prirur e të teptisur pas “mjegullave” e mësohemi të jemi shumë mosmirënjohës, siç thotë Vangjel Koça: Jetojmë sipas modës së filozofisë së kontigjentizmës, domethënë, të filozofisë “nga fryn era”!

Kështu, shtrohet pyetja: A mos jemi të prirur të kollofitim vetëm frutin, e të harrojmë rrënjën që ushqen pemën? E, sikur të mos ishte rrënja, si do të shijonim frutin?
Por, të kthehemi te kënga me plotë dritëhije!

Ne, të gjithë, ama të gjithë kemi dëgjuar këngën në fjalë me protagonistët: Bajram Curri e Idriz Seferi, ku i zënë pritën së keqes trimat me fletë që vijnë nga Dibra dhe Tetova…
Eh, sa kohë vargjet e kësaj kënge më pëshpëritnin te veshi…

Sa ëmblas pehateshin jonet e këndshme të këngës që vinin nga disku i gramafonit “Portorozh”, apo përmes valëve të Radio Prishtinës apo Radio Gjilanit… Lumë për atë kohë!… Ajo kohë solli këtë kohë për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen të gjitha atyre njerëzve që dhanë e që po japin kontributin e tyre në kalanë e patundur që quhet: shqiptari.

SHARE