Aleanca për Shqiptarë kritikon programin vjetor të Ministrisë së Kulturës

0
144

Departamenti i Kulturës i Aleancës për Shqiptarët kërkon që të shpallet i pavlefshëm programi vjetor i Ministrisë së Kulturës, pasi që i njëjti ka nxjerrë në sipërfaqe shumë anomali sa i përket principeve mbi të cilat bazohet ndarja e Ministrisë së Kulturës. Elmir Sejfullai nga Aleanca për Shqiptarët tha se ky program ka nxjerrë në pah një sërë të anomalive, ku shoqatat e krijuara brenda natës, pa asnjë projekt të realizuar paraprak, kanë marrë buxhet sikur një portofolio të majme. Ndërsa, në anën tjetër shoqatat që janë dëshmuar në realizimin e projekteve të tyre u janë ndarë shuma qesharake.

“Kjo ndarje e buxhetit është skandaloze, kërkojmë nga Ministria e Kulturës që programin vjetor ta shpall të pavlefshëm këtë program vjetor dhe në afat sa më të shkurtë të shpallë konkurs të ri. Gjithashtu kërkojmë që anëtarët e komisionit të zgjidhen nga shoqëria civile, artistë të vlersuar, ndërkaq, në përzgjedhje të mos vlejë principi kuantitetit, por i kualitetit. Arti nuk duron populizëm, por duhet të bazohet në vlera”, ka deklaruar Elmir Sejfullai.

Aleanca për Shqiptarët Press konferencë

Posted by Portalb on Mittwoch, 21. Februar 2018

SHARE