Nëna Vret Foshnjen 7 Javëshe, Pasi I Kishin Thënë Njerëzit Se Ishte Nënë E Keqe

0
153

Një nënë ka pranuar para gjykatës vrasjen e djalit të saj 7 javësh duke i hedhur pilula anti-depresive në qumësht.

Hannah Turtle tha se kishte dëgjuar zëra që i thanë se ishte nënë e keqe dhe se nuk e meritonte fëmijën e saj, përpara se ta mbyste.

22-vjeçarja nga Shotton, North Wales i ndaloi frymëmarrjen djalit të saj James Hughes tre herë brenda dhjetë ditëve, por episodi i tretë e çoi foshnjen drejt vdekjes.

Turtle ishte sot (20 shkurt) në gjykatë dhe pranoi vrasjen e James Hughes në vitin 2016 në shtëpinë ku banonte me partnerin e saj Ian Hughes dhe nënën e tij Kathleen.

Ajo gjithashtu pranoi tre akuza për shkaktimin e vuajtjes së panevojshme dhe dy për helmimin e tij, duke hedhur ilaçin e vet anti-depresiv në shishen e qumështit.

Turtle u shpreh: ‘Do dëshiroja që kurrë të mos e kisha bërë atë. Unë e di që kam nevojë për ndihmë.

SHARE