Maqedonia e para në rajon për korrupsion

0
259

Transparency International ka publikuar indeksin e përceptimit të korrupsionit për vitin 2017. Ajo që lë për të dëshiruar është se çrrënjosja e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor shkon shumë ngadalë dhe se Maqedonia radhitet në vendin e 107.
Nga vendet e rajonit, Sllovenia ka më pak korrupsion, edhe atë e 34-ta, Kroacia e 57-ta, Greqia dhe Rumania ndajnë vendin e 59, Mali i Zi (64), Bullgaria (71), Serbia (77), Kosova (85) dhe Shqipëria (91).

Në rangun botëror, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda marrin vendet e parra, gjegjësisht me më pak korrupsion në vendet e tyre, ndërsa Somalia radhitet e fundit në listën prej 180 shteteve sa i përket përceptimit të korrupsionit.

 

 

SHARE