Nishani: Rama gënjeu gjatë konferencës me Juncker-in, na bëri me turp të gjithëve!

0
206

Ish-presidenti Bujar Nishani akuzon kryeministrin Edi Rama se gënjeu publikisht gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e KE Jean Claude Juncker.

Duke komentuar vizitën e zyrtarit të lartë të BE-së, Nishani thotë se Rama nuk na tha asgjë dhe asnjë fjalë rreth 5 prioriteteve kyçe.

Mesazhi i ish-presidentit:

Presidenti i Komisionit Evropian Juncker në kuadrin e një turi ballkanik vizitoj edhe Tiranën.

Një vizitë kjo shumë e mirëpritur dhe inkurajuese për procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë.

Opinioni publik priste me shumë interes konferencën e shtypit të lajmëruar nga Kryeministria për të dëgjuar se çfarë raportimesh të rëndësishme dhe inkurajuese i kishte paraqitur Kryeministri i vendit Presidentit të Komisionit si arritje të Shqipërisë.

Ne tashmë e dimë që janë 5 (pesë) prioritetet kyçe mbi të cilat ngrihet i gjithë procesi deri në hapjen e negociatave.

Kryeministri ynë jo thjesht na zhgënjeu, por na bëri me turp të gjithëve.

E pra ne nuk jemi të gjithë njësoj !

Kësisoj ne nuk e pranojmë këtë Turp, ndaj të paktën e denoncojmë.

Po pse na bëri me turp ?

Sepse e gënjeu publikisht, në konferencë zyrtare shtypi dhe përpara të gjithë opinionit publik, Presidentin e Komisionit.

Kryeministri nuk na tha asgjë dhe asnjë fjalë rreth 5 prioriteteve kyçe.

Asnjë “track record” në këto 5 fusha !

“Vetingu ka larguar 17 (shtatëmbëdhjetë) prokurorë e gjyqtarë”, raporton Kryeministri.

Sa TURP që e gënjen Presidentin Juncker ky Kryeministri ynë !

Deri në momentin e konferencës për shtyp, trupa e ngritur për vetingun nuk ka raportuar as edhe një rast të vetëm të skualifikimit të një gjyqtari apo prokurori pas vetimit përkatës. As edhe një !

Në fakt nuk ka se si ta raportoj atë se procesi sapo ka nisur nga një listë fillestare e deklaruar publikisht. Proces që me siguri do ti duhet të kaloj edhe në dyert e gjykatave të ndryshme.

Ata 6-7 prokurorë e gjyqtarë që janë deklaruar si të tërhequr (me ndonjë përjashtim të rrallë) janë larguar të gjithë për shkak të mbushjes së moshës së pensionit ose mbarimit të mandatit në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Po pse sforcohet deri në atë masë Kryeministri ynë që të gënjejë edhe Presidentin e Komisionit Evropian, faqe të gjithë opinionit publik ?

“Tërheqja e Prokurorit të Përgjithshëm bëri të mundur hapjen e dosjeve të korrupsionit” raportonte ky Kryeministër për Presidentin e Komisionit !

Prokurori i Përgjithshëm nuk u tërhoq nga posti i tij. As edhe një ditë. Përfundoj cik më cik mandatin e vet.

Se cila ka qenë performanca e tij gjatë atij mandati është çështje tjetër.

Por Kryeministri nuk mund ti thotë Presidentit të Komisionit se e hoqi Kryeprokurorin dhe tani ka filluar goditjen e korrupsionit !

Kjo është një sjellje që na bën me turp të gjithëve.

Cili korrupsion po goditet ?

Arrestimi i një drejtori dhe thirrja për intervistë e ministrave të partisë tjetër gjatë bashkëqeverisjes, qenka “truck recordi” i luftës ndaj korrupsionit ?

Kryeministri nuk ka patur të raportoj asnjë “track record” (për ndonjë hetim makar) të dhjetra denoncimeve të medias investigative dhe opozitës për aferat e ÇEZ, ARMO, CHECK-UP, INCENERATOREVE, PLATFORMEN KANABIS e plotë të tjera që siç po quhen tani “peshqit e mëdhenj”.

Do të ishte e pa drejtë në fakt të kërkohej ndonjë rezultat nga ajo që po quhet reforma e sistemit të drejtësisë.

Sepse ai është një proces që do kohë të gjatë që të demonstrojë rezultate.

Ndryshimet Kushtetuese të korrikut 2016 ishte hapi domethënës dhe në fakt i vetmi deri tani që demonstroj nisjen e një procesi të rëndësishëm.

Por më pas ky proces është goditur rëndë me përfshirjen e ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, të drejtuesve të partisë komuniste (ekstremi i majtë), të dënuarve nga drejtësia dhe të militantëve partiakë në institucionet e reja të drejtësisë shqiptare.

Në vend të dezinformacionit për çështjet e drejtësisë, Kryeministri do duhet të raportonte tek Presidenti i Komisionit situatën me luftën kundër krimit të organizuar.

Tani jo vetëm që transporti i kanabisit nuk resht por ka marrë përmasa të frikshme trafiku i heroinës nga Shqipëria.

Shqipëria nuk është një vend që prodhon heroinën. Jo !

SHARE