Pesë lojtarët e Barcelonës të harruar nga Valverde

0
111

Barcelona po kalon formë shumë të lartë këtë sezon, duke mos pësuar asnjë humbje në 32 ndeshje të zhvilluara
Futbollistët e Barcelonës janë në top formë, duke shkëlqyer në La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

Por, pesë prej tyre janë të harruar nga trajneri Ernesto Valverde, i cili po u jep shumë pak mundësi në skuadrën e parë, sepse konkurrenca është shumë e fortë.

Bëhet fjalë për Paco Alcaser, Denis Suarez, Andre Gomes, Jasper Cillesen dhe Aleix Vidal.

Përveç të transferuarve gjatë janarit, Philippe Coutinho dhe Yerry Mina, këta pesë futbollistë janë paraqitur më së paku këtë sezon.

Denis Suarez ka luajtur 923 minuta në total, Aleix Vidal ka luajtur 918 minuta, Andre Gomes ka luajtur 915 minuta, Jasper Cillesen 810 minuta, ndërsa Paco Alcaser më së paku, vetëm 776 minuta.

SHARE