Ministri i Ramës te Krimet e Rënda

0
158

Ministri Damian Gjiknuri mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ministri i Energjisë dhe Industrisë është thirrur të dëshmojë për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas një auditi për këtë aks, ka qenë ministri që ka bërë kallëzim, duke çuar në pranga disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Më parë në lidhje me këtë çështje janë marrë në pyetje edhe ish-ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Edhe prokuroria dyshon se zyrtarë e ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor kanë shpërdoruar detyrën në bashkëpunim dhe kanë kryer korrupsion duke urdhëruar 12 ndryshime të kontratës fillestare mbi të cilën do të ndërtohej aksi Tiranë-Elbasan.

Këto amendime të pastudiuar i kanë sjellë shtetit një dëm ekonomik, vlerë që do të përcaktohet nga një grup ekspertesh të pavarur të kërkuar nga akuza.

SHARE