Xhaka u dhuron fanella Bekim Jasharit e Ramiz Lladrovcit

0
135

Dy kryetarët: Bekim Jashari i Skenderajt, dhe Ramiz Lladrovci i Drenasit, kanë përcjellë finalen dhe më pas janë takuar me futbollistin kosovar i cili ua ka dhuruar nga një fanellë

Futbollisti kosovar që luan për kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka ka pasur mysafirë specialë në finalen e Kupës të cilin Arsenali e humbi nga Man City.

Dy kryetarët: Bekim Jashari i Komunës së Skenderajt, dhe Ramiz Lladrovci i Komunës së Drenasit, kanë përcjellë finalen dhe më pas janë takuar me futbollistin kosovar i cili ua ka dhuruar nga një fanellë.

“Së bashku me mikun e shokun tim Bekimin, shijuam atmosferën e rrallë që ofron Arsenali dhe tifozëria e jashtëzakonshme e këtij ekipi të famshëm, në Finalen e kupës. Falënderim të veçantë shpreh për familjen e Ragip Xhakës, babën e Granitit dhe Taulantit, e cila na ftoi për këtë ndeshje të rëndësishme”, ka shkruar Lladrovci në një postim në facebook.

SHARE