Arrestohen katër persona në Gostivar

0
203

Policia mbrëmë ka ndërmarrë një aksion policor në Gostivar dhe rrethinë, ku janë konfiskuar dhjetëra kilogramë drogë të llojit marihuanë.
Gjatë këtij aksione dhe bastisjeve në disa lokacione janë arrestuar katër persona, për tregti dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

MPB paraprakisht ka lansuar një informacion se janë gjetur 60 kilogram drogë marihuanë, që u zbulua në një makinë në rrugën drejt Mavrovës.

MPB theksoi se gjatë ditës do të dal me informacione shtesë lidhur me këtë operacion.

SHARE