Theret me mjet të mprehtë një djalë i ri në Qendër të Shkupit

0
165

Një djalë është sulmuar me mjet të mprehtë në pjesën e poshtme të barkut nga dy persona në stacionin e autobusëve ” Rekord” në qendër të Shkupit, kumtoi MPB-ja.

Incidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 12:40, ndërsa gjatë sulmit është therë Z.T, i lindur në vitin 2001.

Me veturë të ndihmës së shpejtë është dërguar në SPQ “Shën Naumi i Ohrit.

Policia po punon në zbardhjen e rastit.

SHARE