Kapet në Greqi makina me drogë nga Shqipëria

0
148

Dy punonjës të Policisë Kufitare të Kapshticës janë arrestuar pasi ata lejuan një makinë me drogë të kalonte për në Greqi.

Asgjë nuk do të ishte zbuluar nëse nuk do të ishte Policia greke që do të kapte atë makinë dhe të vinte në dijeni SHKÇB-në për punonjësit e pavëmendshëm të turnit. Njeri prej punonjësve ishte shoqëruesi i qenit të Policisë.

Të arrestuarit janë Robert Demiri, kontrollor dhe Mihallaq Necofski, shoqëres qeni.

SHÇBA arreston 2 punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës për shpërdorim detyre Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Korçë, arrestuan 2 punonjësit e Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës, Robert Demirajn me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni.

Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga Policia greke.

Në automjetin që drejtohej nga shtetasi R.H. 24 vjeç dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë mjetit 60 kilogram kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme

SHARE