Pas takimit me Mickoskin, Ahmeti: Të vazhdojë komunikimi pozitë opozitë për të mirën e qytetarëve

0
174

Ka përfunduar para pak minutash takimi mes kreut të BDI-së Ahmeti dhe të VMRO-së Mickoski ku janë biseduar shumë tema të rëndësishme për vendin dhe qytetarët.

“Ishte një takim mjaft konstruktiv e urova z. Mickoski si kryetar të zgjedhur të VMRO-së biseduam për shumë çështje që kanë të bëjnë me aktualitet në vend por edhe më tepër këmbyem mendime për mendimin tim shumë konstruktive lidhur me procesin dhe reformat që duhet bërë në vend dhe situatën politike interesi i gjithë partive tona që vendi duhet të jetë sa më stabil të kemi përparim në drejtim të reformave është interes edhe i shumicës dhe opozitës të fillojnë të vijnë investimet dhe të krijojmë besim tek qytetarët se mund të jetohet dhe në këtë vend si dhe ndamë mendim të përbashkët që të vazhdojmë komunikimin edhe në të ardhmen për ndërtimin e strategjive të përbashkëta dhe të rritet besueshmëria mes komuniteteve tona që bashkëpunimi të jetë në vazhdimësi mes partive të shumicës dhe opozitës”, ka thënë kështu lideri i BDI-së Ahmeti pas takimit me kreun e VMRO-së Mickoski.

SHARE