Bashkësia shqiptare në Gjermani, nikoqire e ministrit shqiptar të diasporës

0
220

Nga biseda dolën shumë pika bashkëpunimi që u diskutuan në detaje. Më të rëndësishmet ishin ndërtimi i institucioneve në Shqipëri për diasporën, hapja e qendrave kulturore, arsimi dhe votimi i diasporës

“Organizata ombrellë e shqiptarëve në Gjermani, „Bashkësia Shqiptare në Gjermani“, pati një takim shumë konstruktiv me ministrin e shtetit shqiptar për diasporën, zotin Pandeli Majko. Si ministri ashtu edhe anetaret e Bashkësise dhanë informata per aktivitetet dhe planet e tyre, shumë lajme të mira për shqiptarët e diasporës, sidomos në Gjermani”, thuhet në një njoftim, të dërguar nga Bashkesia Shqiptare në Gjermani.

Zoti Majko përgëzoi anëtarët e Bashkësisë për iniciativën dhe progresin e bërë deri tani. Ai përsëriti disa herë mbeshtetjen e tij për organizatën ombrellë. Nga biseda dolën shumë pika bashkëpunimi që u diskutuan në detaje. Më të rëndësishmet ishin ndërtimi i institucioneve në Shqipëri për diasporën, hapja e qendrave kulturore, arsimi dhe votimi i diasporës.

Ministri pasqyroi planet për ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve për diasporën. Për tu pershendetur është fakti që këto institucione po ndërtohen me ligj për t`i bërë sa më rezistente nga vendime te nxituara të politikës. Në emër të të gjithë shqiptarëve në Gjermani, Bashkësia përgëzoi ministrin për këto iniciativa dhe i ofroi mbështetjen dhe ndihmeë e saj në qoft se do të jetë e nevojshme.

Arsimi ishte një nga temat më të diskutuara. Ne si organizate ombrelle shohim në arsim mundësine dhe nevojën për bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë jo vetëm të shtetit shqitar por edhe të Kosovës.

Vetëm kështu mund të fitojmë kohën e humbur dhe t`i mundësojmë mësimin e shqipes çdo fëmije shqiptar në diasporë.

Ministri Majko premtoi se në të ardhmen do të ketë angazhim dhe komunikim më intensiv midis Ministrisë së Diasporës dhe Bashkësisë Shqiptare në Gjermani.

Me këtë rast ai pranoi ftesen zyrtare nga kryetari i Bashkesise z. Lulzim Veliu për të marrë pjesë në kremtimin që do të organizohet me rastin e Vitit të Skënderbeut ne Düsseldorf në fillim të qershorit 2018, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga zëdhënësi i Bashkësisë Shqiptare në Gjermani, Erzen Hyko.

SHARE