BISKOTA YLBERI: Recetë e thjeshtë dhe e shijshme për fëmijët tuaj

0
252

Përveç faktit se të gatuarit bashkë me fëmijë është proces argëtues, gjithashtu edhe mund t’i mësoni fëmijët se si të bëhen të pavarur dhe të përgjegjshëm.

Veç kësaj, aftësitë e mira të gatimit ndikojnë që fëmija ta zhvillojë memorien.

Ndoshta do të shpenzoni pak më shumë kohë duke e pastruar rrëmujën që e bëni në kuzhinë sesa zakonisht, por besoni se kjo ia vlen.

Sidoqoftë, më poshtë Telegrafi ju sjellë një recetë të shijshme të biskotave-ylberi, dhe që është tejet e lehtë për ta përgatitur me fëmijën tuaj.

Përbërësit:

– 300 g miell

– Gjysmë luge sodë buke

– 150 g gjalpë

– 250 g sheqer

– Dy vezë

– 200 g karamele

Përgatitja:

1. Gjatë kohës kur fëmija juaj nuk u ka rezistuar karameleve dhe ka filluar t’i hajë një ka një nga qesja, ju filloni ta përgatitni brumin duke e përzier miellin dhe sodën e bukës në një tas.

2. Kombinojeni sheqerin me gjalpin e shkrirë në një tas tjetër.

3. Shtojani vezët sheqerit dhe gjalpit, si dhe përzieni mirë.

4. Miellin vendoseni gradualisht në produktin rezultues dhe gatuajeni brumin.

5. Shtojani karamelet brumit dhe përzieni mirë.

6. Filloni të krijoni topa të vogël nga mielli, pastaj formoni biskota nga topat.

7. Biskotat i futni në furrë me nxehtësi prej 170 gradëve celsius për 10-15 minuta.

SHARE