VIDEO – E pabesueshme, nuk mundi të përballonte dhimbjet e lindjes, babait i bie të fikët

0
234

Ky është momenti kur një baba bie pa ndjenja ndërkohë që po mbështet të dashurën e tij gjatë lindjes. Ben, 29 vjeç, po qëndronte pranë të dashurën e tij Amy, 23 vjeç, për të përballuar dhimbjet e lindjes, pak minuta para se të bëheshin prindër.

Por duke parë partneren e tij tek vuante, ai nuk mund ta përballonte gjendjen e saj. Ai ra në mënyrë dramatike në dysheme, duke bërë që gjendja e Amy-t të përkeqësohej.

Ben dhe Amy, të cilën u njohën rastësisht, kishin qenë të lidhur prej tre muajsh kur Amy mbeti shtatzënë.

Amy tha se Ben kishte qenë shumë i emocionuar gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë së saj: “Ai është shumë i ndjeshëm dhe mua më pëlqen kjo gjë”.

Ben shpjegon për Daily Mail, se edhe ai “ndihej shtatzënë” bashkë me të dashurën e tij. Çifti ka lindur një vajzë të quajtur Amber-Rose.

SHARE