‘Don Zhuani’ Shqiptar, çmend 3 femra në Facebook

0
171

Një 50-vjeçar është denoncuar në policinë e Durrësit nga 3 vajza të moshave të ndryshme.

Ato kanë bërë të ditura se shtetasi me inicialet K.K, i ka ngacmuar në rrjetin social Facebook, duke u dërguar mesazhe denigruese dhe fyese.

Vajzat, të cilat i përkasin moshës 32, 31 dhe 24 vjeç e kanë denoncuar 50-vjeçarin për të njëjtat akuza.

“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50 banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal”.

“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases M.L vjeç 31, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal”.

“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases K.K vjeç 28, banuese në Shijak. Neni 275 i Kodit Penal”, – thuhej në njoftimin e policisë.

SHARE