Zbardhet vrasja e 36-vjeçarit, arrestohet shoku i tij nga Kopliku

0
134

Policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e 36-vjeçarit, kufoma e të cilit u gjet një ditë më parë. Autor i ngjarjes është Albert Zekaj, 32 vjeç, nga Kalldrun i Malësisë së Madhe.

Ai ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit. Më 22 qershor të vitit të kaluar, rreth orës 23:00 Zekaj dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin, mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

SHARE