E ndërtuar për Beckham, makina në shitje për 32 mijë paund

0
108

E bleu 100 mijë sterlina në vitin 2007, pasi “Range Rover” kishte pësuar edhe disa ndryshime posaçërisht për David Beckham, por tashmë ish-kapiteni i Anglisë ka vendosur ta shesë supermakinën e tij.

Pjesa e brendshme e makinës është unike, sipas kërkesave të David. Ekspertët instaluan thuajse gjithçka nga fillimi, madje edhe dy ekrane në pjesën e pasme të sediljeve që dy fëmijët e ish-futbollistit të luanin “PlayStation”.

Makina ka dalë në ankand tashmë me një çmim fillestar për vetëm 32 mijë paund.

SHARE