Drogë në Greqi, sekuestrohen 113 kg hashash

0
149

Kapen në Selanik 113 kilogramë kanabis e ardhur nga Shqipëria. Droga u kap në makinën e një shtetasi grek, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mësohet se i arrestuari është 28 vjeç dhe droga ishte e ndarë në 18 paketa. Policia greke, në bashkëpunim me njësinë Anti Drogë të Janinës kanë zbuluar drogën në bagazhin e makinës që drejtohej nga 28 vjeçari i arrestuar.

Sipas informacioneve policia greke ka ndjekur dhe ka ndaluar një makinë e cila vinte nga kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Automjeti ishte ngarkuar ne kufirin e gjelbër me Janinën, u arrit të kapej në Selanik. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 18 pako me 113 kg 450 gram marijuanë të fshehura në bagazh. Ne pranga drejtuesi i mjetit, shqiptar 28­vjeç. U sekuestrua makina dhe 2 celulare.

SHARE