Kosova brenda një viti importon 200 mijë kilogramë mish nga Belgjika

0
126

Publikimi i skandalit të mishit të importuar nga Belgjika ka vënë në dyshim cilësinë e produkteve të cilat konsumohen në Kosovë. Brenda një viti në Kosovë importohen 40 milionë kilogramë mish, prej tyre 200 mijë kilogramë vetëm nga Belgjika.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për Telegrafin se importi i mishit nga Belgjika për në Kosovë është i ulet në raport me sasinë konsumuese vjetore. “Nga Belgjika mesatarisht kemi rreth 200.000 kg brenda vitit e cila paraqet rreth 0.5% e tërë importit të mishit”, tha ai.

Sipas Stavilecit, Kosova më së shumti importon mish të pulës. ” Në Kosovë brenda një vitit importohen mbi 40 milionë kg e të gjitha llojeve së bashku. Sipas statistikave tona më së shumti brenda një viti Kosova importon mishin e shpezëve (pule). Derisa origjina e mishit të cilat importohen më së shumti në Kosovë janë kryesisht nga SHBA, Brazil, Argjentinë, Holandë”, ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

SHARE