Parashikim: Barcelona – Chelsea

0
176

Barcelona do ta presë Chelsean në tempullin mitik të Camp Nou për të shkuar drejt një triumfi tjetër në garën më prestigjioze të futbollit evropian. Por, ky do të jetë një mision më i vështirë se sa që mund të mendohet…

Vendi: Camp Nou, Barcelona
Koha: E mërkurë, 14 mars, 20:45

Barcelona
Lionel Messi mungoi në fitoren 2-0 ndaj Malagas fundjavën e kaluar për shkak të lindjes së fëmiut të dytë të tij, por kthehet ndaj Chelseat.

Nelson Semedo është kthyer sërish në përzgjedhje pasi mungoi në sfidën e parë për shkak të suspendimit, por mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese për shkak të lëndimit.

Ernesto Valverde ka një problem potencial me Iniestan i cili është në dyshm të madh dhe Coutinhon i cili nuk mund të zhvillojë ndeshje për Barcën në Ligën e Kampionëve.
Paulinnho dhe Ousmane Dembele po luftojnë për një vend në krahun e djathtë me këtë të fudnit që pritet ta marrë besimin e trajnerit.

Sergi Roberto është duke u shëruar në muskulin e kuadricepsit, por Valverde pritet që të vendosë për të që të luajë nga minuta e parë.

Denis Suarez dhe Sergi Samper po ashtu janë në dyshim, por asnjëri prej tyre nuk janë zgjedhja e parë.

Chelsea

Ross Barkley, Tiemoue Bakayoko dhe David Luiz janë të gjithë në dyshim ët madh për udhëtimin te Barca.

Eden Hazard mund të ngarkohet me detyrën që të luaj në mes edhe pse Morata dhe Giroud janë të gatshëm për lojë.

SHARE