“Tërmet” tek PSP-ja, gjenden edhe 100 mijë audio-inçizime tjera nga përgjimet

0
121

Prokuroria Publike Speciale publikoi raportin e fundit, të pestë, gjashtëmujor për punën e bërë.
Raporti thotë se PSP ka vazhduar me dëgjimin, përpunimin dhe analizimin e të 606,555 audio inçizimeve të cilat i ka në dispozicion kjo prokurori, nga të cilat janë përpunuar 85% e numrit të përgjithshëm të regjistrimeve audio, e cila është 15% më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

“Që nga data e paraqitjes së këtij raporti janë analizuar përmbajtjet e 515 572 regjistrimeve audio, pra në përpunim janë 85% të numrit të përgjithshëm të dosjeve audio që i ka në dispozicion kjo prokurori publike që janë përpunuar 1784 transkripte ku bazuar në dëgjimin e bisedimeve egizston indekacion për kryerje të veprës penale”, thotë raporti.

Kjo Prokurori Publike gjithashtu analizon më shumë se 100,000 skedarë audio që janë mbledhur gjatë kërkimeve të kryera tek disa njerëz dhe është përcaktuar nëse dhe në çfarë mase këto regjistrime audio paraqesin subjekt i përgjimit të paligjshëm të komunikimeve.

Pjesa më e madhe e materialeve që posedon kjo prokurori publike përpunohet dhe analizohet në mënyrë të përsëritur.

SHARE