Operacioni ‘Shefi’, Hajdarmataj jep detaje të reja

0
294

Zbardhen detaje nga operacioni ‘Shefi’ i përfunduar 2 ditë më parë në Shqipëri e Itali ku në pranga janë vendosur 43 persona, 21 prej të cilëve janë shqiptarë.

Në një konferencë për mediat bashkë me prokurorin e antimafias së Barit, Dr.Ettore Cardinali dhe prokurorë antimafia e Pulias, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj është shprehur se bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar me grupe të përbashkëta të hetimit mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe DIA-s.

Pjesë nga deklarata e Besim Hajdarmataj:

Jemi këtu bashkë me kolegë nga Prokuroria e Barit dhe Antimafia e rajonit të Pulias për të shpjeguar për një operacion të përbashkët.

Më datë 14 mars 2018 në vendin tonë dhe në Itali janë nxjerrë urdhra arresti për 21 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 19 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim, të cilët janë pjesë të grupeve të strukturuara kriminale që veprojnë në fushën e trafikimit të narkotikëve midis dy vendeve Shqipëri e Itali. Kryesisht, të kanabisit sativa, ku nga operacionet e kryera në shtetin italian në 2016-2017 janë sekuestruar 2.5 ton kanabis sativa, 1 kg heroinë dhe 1 kg kokainë.

Nga operacionet e kryera nga 2016 në Itali janë sekuestruar 2.5 ton kanabis sativa, 1 kg kokainë dhe 1 heroinë.

Arrestimi u si rezultat i hetimeve të përbashkëta.

Në 2017 mes dy prokurorive është bërë një marrëveshje e përbashkët hetimore për shkëmbimin e informacioneve dhe hetimit me grupe të përbashkëta.

Në pranga në Shqipëri janë vënë, Mariglen Shuha dhe Avni Seferi, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës mes dy vendeve.

Nga bashkërendimi i të dhënave në kohë reale dhe puna e përbashkët me oficerët e DIAS Bari Italia u identifikuan dhe mbi bazën e urdhër arresteve ndërkombëtarë, të prokurorisë së barit, u bë arrestimi i tyre më 14 mars 2017.

Ky operacion kishte në përbërje oficerë të Policisë së Shtetit, të policisë gjyqësore të Krimeve të Rënda dhe oficerë të DIA-s. Ky operacion është një bashkëpunim i frytshëm duke dëshmuar vullnetin tonë në luftën kundër narkotikëve

Është hera e parë që në një op të tillë marrin pjesë asistojnë oficerë të DIA-s që treguan frymën e tyre të bashkëpunimit më Policinë e Shtetit.

Në kuadër të hetimeve tona në funksion të skuadrës së përbashkët hetimore, janë caktuara masa sigurimi, arrest me burg për dy shtetas shqiptarë, konkretisht për shtetasit Ferhat Hajdini dhe Fiqiret Seferi. Të dhënat dhe provat në ngarkim të tyre janë prodhuar nga hetimi i përbashkët me Prokurorinë e Barit për disa episode të hetuara paralelisht nga të dyja prokuroritë.

Sjellim në vëmendje faktin se hetimet janë ende në vijim.

Rezultate ederitanishme tregojnë për vullnetin e përbahskët dhe integritetin profesional dhe njerëzor. Gjejmë me vend të theksojmë se bashkëpunimi me autotetet italaine është vijues dhe gjithpërfshirës me krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me prokurorinë e Leçes.

Një prej të arretsuarve është Dine Abazi si pjesë e organizatës kriminale të trafikimit të narkotikëve mes dy vendeve. Na rezulton se po kryhen hetime paralele për një numër procedimesh për trafik të madh narkotikësh si kanabis nga deti, ajri dhe në raste të rralla nga pikat e kalimit kufitar; i referohem viteve 2016-2017.

Prokuroria antimafia i Barit nga ana e tij tha se “jam këtu për bashkëpunimin e vendosur mes dy prokurorive; bëhet fjalë për skuadrën investigative të përbashkët Falenderoj përfaqësuesit e Policisë së Shtetit që me shumë profesionalziëm kanë vijuar punën e tyre…… Në vijim të hetimeve janë vënë dy organizata të ndara, të ndryshme.

Pyetje nga mediat: A ka ky grup kriminal, asete në Shqipëri?

Hajdarmataj: Kemi bërë hetime, prokuroria italiane kishte filluar më parë. Ne krahas hetimeve nisin dhe hetimin pasuror.

SHARE