Ja çfarë më bëri kushëriri i Arbana Osmanit

0
341

Para një muaji banorja e Big Brother 7 zyrtarizoi me fejesë lidhjen e dashurisë me djalin që e njohu në një kafe të Tiranës, por që jeton në Itali, Arturin. Pa ka kaluar as një muaj Katerina Shkëmbi ka prishur fejesën për të nisur një jetë të re në Londër.

Në një intervistë për Panorama Katerina ka rrëfyer si nisi dhe si përfundoi historia disamujore e dashurisë me kushëririn e parë të moderatores së BB, Arbana Osmani.

“Me Arturin hodhëm hapin zyrtar pas vetëm 2 muajsh e gjysmë lidhje, pasi u njohëm në një lokal në Tiranë duke pirë kafe rastësisht… Tashmë jemi ndarë dhe fill pas prishjes së fejesës unë kam ardhur për të jetuar në Londër me familjen. Mund të shoh edhe për një karrierë si modele këtu. Besoj se do të arrij t’ia dal, pasi sa herë që e kam dashur diçka e kam arritur me ambicien time”, tregon Katerina.

Duke pse Arturi është kushëri me Arbana Osmanin, ish-banorja shprehet se ata nuk takohen shpesh: “Nuk takohen shumë pasi Arturi jeton në Itali”.

 

Ndërsa për ndarjen, Katerina thotë se ishte zgjedhja e saj. “Më preku gabimi që bëri, pra atë që kishte premtuar që s’do bënte më. Nuk dua të flas për detaje të hollësishme sepse s’dua të vë në siklet personin në fjalë, thjesht arsyeja është për gabime që unë nuk i toleroj më.

Veç të tjerash, nuk pranoj më në jetën time njerëz që nuk m’i dinë vlerat sa jam me ta. Por dihet që kuptojnë vetëm kur më humbasin!
Nuk bëhet fjalë për tradhti, edhe pse kur nuk sheh dhe je larg nuk kam besim tek asnjëri 100 për qind. Po nuk besoj se më ka tradhtuar”, tregon ish-banorja.

Pas kësaj ndarje, Katerina ka gjetur edhe një shpjegim pse nuk ecin lidhjet. “Disa janë meshkuj egoistë në përgjithësi edhe përfitojnë nga mirësia e femrës, ndërsa disa të tjerë kur kanë në krah një femër të fortë dhe të suksesshme, nuk para e përballojnë dot dhe kanë frikë dhe e shohin gjithmonë si një sfidë.

Janë xhelozë shumë për një femër të realizuar në përgjithësi, të zgjuar, të shkathët, punëtore, të suksesshme e që ka parë dhe di çdo gjë. Këtë tip femre kanë dhe frikë ta humbin, por mbi të gjitha nuk kanë besim të një femër që di shumë.

Problemi është se meshkujt e sotëm nuk dinë të respektojnë tamam ashtu si duhet, por ndërkohë pretendojnë respekt dhe sakrificë vetëm në një anë. Dashuria e vërtetë është respekt dhe sakrificë e barabartë, ndaj për këtë është shumë e vështirë sot ta gjesh njeriun e duhur dhe që të kompleton”, shprehet Katerina.

 

SHARE