Zgjerohet harta e përmbytjeve, rrezik deri më 22 mars

0
108

Deri më datë 22 mars i gjithë territori i Shqipërisë do të jetë i kërcënuar nga përmbytjet për shkak te reshjeve të shumta.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë RRITJE të niveleve të ujit dhe rritje të hartës së përmbytjeve.

Nesër do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.

Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë datave 21 dhe 22 Mars 2018.

Pritet zgjerimi i hartës së përmbytjeve në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet rritje e ndjeshme e prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Nesër priten reshje në të gjitha qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare në të gjitha qarqet. Në shumicën e qarqeve në disa raste do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet priten të jenë më të dendura gjatë pasdites së sotme. Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 800 m mbi nivelin e detit në veri të vendit.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 15 °C, në vendet e ulëta: 7 / 15 °C dhe në vendet malore: 1 / 9 °C.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

SHARE