Nga mesnata derivatet e naftës me çmime të reja

0
137

Çmimi i derivateve prej sonte në mesnatë ulet për 0.5 denarë për litër, ndërsa benzina nuk ndryshon vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhen ulje të çmimeve rafinerike dhe çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0.75 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 65.5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 67.5 denarë, EURODISEL (D-E-V) për 57,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 46 denarë për litër.

SHARE