Lirohen të akuzuarit e rastit “Sopoti”, mbyllet lënda

0
177

Prokurorja Speciale Katica Janeva sot pas përfundimit të seancës gjyqësore për lëndën “Sopoti” tha se procedura parahetimore për këtë lëndë edhe më tej do të mbetet e hapur, ndërsa kërkoi edhe ndihmë ndërkombëtare për zbardhjen e rastit.

“Kemi analizuar provat dhe “bombat” në këtë lëndë, mendojmë se është e drejtë që të tërheqim aktakuzën, pasi nuk ka prova të mjaftueshme se të akuzuarit kanë kryer veprën për të cilën ngarkohen”, tha Janeva para gazetarëve.

Edhe prokudori tjetër i PSP-së, Burim Rustemi tha se nuk ekziston asnjë provë me të cilën do dëshmohej se sopotasit kanë vënë minën në të cilën humbën jetën pjesëtarët e ekipit polak.

Rastin “Sopoti” së fundmi e mori përsipër Prokuroria Speciale duke u bazuar në bisedat e përgjuara telefonike dhe pas një vit seanca të anuluara gjyqësore, rasti mori epilog.

SHARE