‘E kam gjoksin e madh, nuk duan të punojnë me mua’

0
230

Ajo e mori famën me paraqitjen e saj në videoklipin Blurred Lines të Robin Thicke. Por pas gjithë kësaj kohe si modele, Emily Ratajkowski ka treguar vështirësitë që i ka sjell ky profesion.

Në një intervistë për numrin e fundit të revistës Harper’s Bazaar Australia, Emily ka zbuluar se për shkak të gjoksit të madh nuk duan të punojnë me të.

“Ka diçka të çuditshme që më ndodh mua. Thonë se jam shumë seksi. Është pak a shumë si një revoltë kundra femrës. Njerëzit nuk duan të punojnë me mua pasi gjoksi im është shumë i madh”, tregon modelja.

“Çfarë nuk shkon me gjoksin tim? Ato janë të bukura, diçka femërore për të cilën duhet të krenohemi, por kujt i intereson kjo?”, thotë modelja.

SHARE