Ceballos zgjedh mes Barçës dhe Realit

0
236

Mesfushori i Real Betisit, Dani Ceballos, dëshiron që t’i bashkohet Barcelonës, e jo Real Madridit, teksa përgatitet që të flasë për të ardhmen e tij, sipas Mundo Deportivo.

Forma impresive e Ceballos për Spanjën e grupmoshave nën-21, ka bërë që interesimi për të të rritet, me Atletico Madridin dhe Juventusin që poashtu janë interesuar për të.

Ai është në dispozicion për 15 milionë euro për katalanët, ndonëse kohë më parë kishte postuar në rrjete sociale kundër katalunasve.

SHARE