Malishevë, bora shkakton probleme në qarkullim

0
171

Reshjet e shumta të borës në 24 orët e fundit, kanë shkaktuar probleme në qarkullim, në disa rrugë në territorin e Komunës së Malishevës së Malishevës.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ekipet janë në terren, por rënia e vazhdueshme e borës, është duke shkaktuar probleme, përfshi edhe ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave.

Drejtori Morina ka bërë të ditur se kompania për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, është në terren dhe po bën pastrimin e rrugëve nga bora, mirëpo reshjet e vazhdueshme po e vështirësojnë mirëmbajtjen e rrugëve. Sipas tij, gjendja më e rënduar është në fshatrat e thella malore, sidomos në fshatrat që shtrihen përgjatë maleve të Berishës.

Sipas një njoftimi të komunës, edhe njësia e “Ekoregjionit” në Malishevë, ka bërë të ditur se është duke pasur vështirësi në ofrimin e shërbimeve të saja, gjatë ditës së sotme, për shkak të borës.

Përgjegjësi i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, Sejdi Paçarizi, kërkon nga qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat, pasi kompania do ta kryej shërbimin për grumbullimin e mbeturinave, në momentin që automjetet e tyre mund të lëvizin në rrugë, në fshatrat ku sot kryhet ky shërbim.

SHARE