Vrasja e badigardit shqiptar në Gjermani

0
156

Prokurorja gjermane Annette Marquardt ka kërkuar dënim të përjetshëm për shqiptarin i cili për gjakmarrje vrau bashkëkombasin e tij përpara një shkolle në qytetin gjerman Visselhövede. ‘Ekzekutim publik, abuziv, e pabesë dhe gjakftohtë,” tha ajo, shkruan “Die Welt”.

Gjykata e Verden e ka shtyrë vendimin për 28 mars ndaj agresorit 23 vjeçar. Ky i fundit vrau në 9 janar 2017, përpara syve të vajzës me 12 plumba 46-vjeçarin, prej të cilëve dy e goditën në kokë.


Kush është viktima

Viktima Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku, ka qenë i kërcënuar nga “gjakmarrja”. Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyri si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg, shkruan albinfo.ch.

Një i arrestuar i dytë

Policia gjermane ka arrestuar edhe një kushëri 24 vjeçar të agresorit, por për shkak të mungesave të provave është liruar. Përpara Gjykatës 23 vjeçari ka heshtur gjatë gjithë kohës. “Vetë drejtësi në Gjermani nuk ka, gjithashtu as në Shqipëri,” tha në fund prokurorja Marquardt.

SHARE