Merkato e kushtueshme e Milan

0
212

Investitorët kinezë po shpenzojnë në merkaton e verës për të ringritur Milan.

Deri më tani 6 futbollistë kanë kushtuar 134 milionë euro. Shuma të larta për afrimin e lojtarëve mes tyre portugezi Andre Silva. Transferimi i tij nga Porto kushtoi 40 milionë euro. Përforcimi i fundit ishte Hakan Calhanoglu.

Bayer Leverkusen përfitoi 25 milionë euro nga marrëveshja me Milan. Sipas Goal.com deri në fund të javës Milan mund të prekë shifrën 200 milionë euro në këtë merkato. Ermrat e tjerë në listë janë Lucas Biglia, Andrea Conti apo Nikola Kalinic.

Në dëshirat e drejtuesve të Milan është edhe James Rogriguez, që kushton 70 milionë euro. Një shumë e lartë, por për pronarët e rinj të Milan është e përballueshme. Grupi i futbollistëve pritet të nisë punën këtë javë, ndërsa më 11 korrik do të zhvillojë miqësoren e parë me Lugano.

SHARE