Pengmarrësi qëllohet për vdekje nga policia Franceze

0
127

Qëllohet për vdekje nga policia franceze, marokeni 30-vjeçar, që mori peng disa persona në Francë duke kërkuar lirimin e terroristit të Parisit. Policia i ka dhënë fund kështu, një tjetër historie të dhimbshme për qytetarët francezë, të cilët janë përballur vitet e fundit me tragjedi të rënda prej terrorizmit.

Burri i armatosur në jug të Francës që mori peng disa njerëz në supermarket në kuadrin e një akti terrorist, kërkoi lirimin e njerit prej sulmuesve të Parisit në vitin 2015, të Salah Abdelsalam, të dyshuarit të parë dhe të vetmit të mbijetuar të sulmit ku u përfshi Shteti Islamik në Paris dhe ku u vranë 130 persona.

Dy njerëz u vranë prej pengmarrësit dhe një dyzinë u plagos pasi ai sulmoi supermarketin Super U në qytetin e Trebes rreth orës 11:00 sot paradite. Ai thirri Allahu Akbar dhe kërkoi të hakmerrej për vëllezërit e tij në Siri, ç’ka kryeministri francez Edouard Philipe e konsideroi si akt terrorist.

I armatosuri ishte shtetas maroken i njohur nga shërbimet sekrete. Ai plagosi dhe dy oficerë policie.

Kryebashkiaku Eric Menassi tha për BFM se pengjet ishin lëshuar dhe se pengmarrësi në fund ishte ishte vetëm me një oficer policie në supërmarket, ku dhe bëri kërkesën për lirimin e Abdeslam.

Po cili është Abdeslam? Francezi i lindur në Belgjikë dhe me origjinë marokene, refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve në nisjen e një gjyqi në Belgjikë në shkurt ku ai akuzohej për akte terrorizmi. 28 vjeçari iku nga Parisi pasi sulmoi në Paris në nëntor 2015 dhe më pas u kap nga policia i fshehur në një ndërtesë në Bruksel. Edhe atje u arratis mbi çati, por u kap tre ditë më vonë. Tani është në Francë duke pritur akuzat për vrasje të lidhura me terrorizmin.

Sipas një burimi për AFP, pengmarrësi i sotëm hyri në supermarket në orën 11:00 dhe të shtëna u dëgjuan në zonë. Sipas një burimi, “një kasap në U-Supermarket u qëllua për vdekje ndërsa i armatosuri ishte dëgjuar të thërriste slogane për luftën në Siri e të thoshte se përfaqësonte Shtetin islamik

SHARE