Christina Aguilera tregon momentin kur zbuloi se i dashuri ishte gay: M’u thye zemra

0
131

Christina Aguilera ka hapur zemrën duke folur për një nga romancat e së kaluarës. Ish-ylli i muzikës pop teksa tregonte për kuptimin e këngës “Infatuation”, të realizuar në vitin 2002, ka prekur edhe një tjetër ngjarje në jetën e saj, të panjohur deri tani për publikun.

Në lidhje me këngën, ajo është shprehur se ai tekst është dedikim për një të dashur latin që ajo ka pasur. Ajo nuk ka treguar emrin e tij, por ka thënë se ai ishte gay.

“M’u thye zemra, kur zbulova se ai nuk pëlqente vajzat”,- është shprehur Christina. Këngëtarja ka shtuar më tutje se shpreson që ai ta marrë vesh që ajo ka folur për të. Kjo nuk është hera e parë që Christina Aguilera ia dedikon këngën romancës me një djalë.

SHARE