Greta Koçi zbulon emrin e këngëtarit të njohur, me të cilin do të bashkëpunojë

0
227

Greta Koçi ka disa kohë që ka lajmëruar të gjithë fansat, se po punon për projektin e radhës. Nëpërmjet postimeve të vazhdueshme në instagram, ajo ka bërë me dije se kënga që do të publikohet së shpejti do të jetë një bashkëpunim.


Më në fund, Greta ka postuar në Instastory, se këngëtari me të cilin do të bashkëpunojë është Gena. Këngëtarja ende nuk ka zbuluar nëse kënga që do të publikojnë do të jetë baladë, apo këngë ritmike, por sido që të jetë, ajo dhe Gena dinë ta sjellin më së miri te publiku.

Gena, gjithashtu ka postuar një video në Instagramin e tij, ku lajmëron se diçka e re po vjen. Shpresojmë që bashkëpunimi i tyre të jetë i suksesshëm dhe pse jo, një hit vere.

SHARE